Loading...

Dalin shifrat: Më të pasurit e Shqipërisë janë nga Tirana dhe Vlora, kuksianët po na çojnë “gropë”. Mos të flasim për Korçën, nami!

Tirana dhe Vlora kanë qenë kontribuueset kryesore në rritjen ekonomike në vend për vitin 2016. Të dhënat e Institutit të Statistikave për Prodhimin e Brendshëm Bruto sipas Rajoneve Statistikore tregojnë se vitin 2016, PBB me çmime korrente u vlerësua 1.475.251 milionë Lekë, duke shënuar një rritje në terma realë prej rreth 3,35 %, krahasuar me vitin 2015.

“Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2016, e ka dhënë Qarku Tiranë me +1,62 pikë përqindje, pasuar nga Qarku Vlorë me + 0,44 pikë përqindje dhe Qarku Durrës me +0,39 pikë përqindje. Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Fier me -0,50 pikë përqindje, i pasuar nga Qarku Kukës me një kontribut prej -0,04 pikë përqindje dhe Qarku Gjirokastër me një kontribut prej +0,06 pikë përqindje” thuhet në njoftimin e INSTAT.

I njëjti vlerëson se sipas rajoneve statistikore në nivel 3, rritjen më të lartë e shënoi Qarku Vlorë me një rritje në terma realë prej 7,69 %, i ndjekur nga Qarku Korçë me një rritje në terma realë prej 6,20 % dhe Qarku Dibër me një rritje në terma realë prej 6,19 %.

“Rritja ekonomike u ngadalësua në Qarkun Fier, duke shënuar një rënie në terma realë prej 4,22 % dhe në Qarkun Kukës me një rënie në terma realë prej 2,04 % PBB për frymë sipas niveleve statistikore” thuhet në raport.

PBB për frymë

Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në vend ka shënuar rritje duke regjistruar vlerën 513 mijë Lekë. Krahasuar me vitin 2015 PBB për frymë u rrit me 3,0 %.

Lidhur me nivelin më të lartë të PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore, në vitin 2016, në krye ishte Tirana me 669 mijë Lekë dhe shënoi një rritje prej 1,9 % krahasuar me vitin 2015.

“PBB për frymë e këtij qarku ishte 36,4 % mbi mesataren e vendit. Më pas renditet Qarku Fier, me 530 mijë Lekë, duke shënuar një rënie prej 4,2 % ndaj vitit 2015. PBB për frymë e këtij qarku ishte 3,3 % mbi mesataren e vendit. Niveli më i ulët i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 në vitin 2016, u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 314 mijë Lekë duke shënuar një rënie me 1,2 %, krahasuar me vitin 2015. PBB për frymë e këtij qarku ishte 38,8 % nën mesataren e vendit. Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Elbasan me rreth 360 mijë Lekë duke shënuar një rritje me 3,8 % ndaj vitit 2015. PBB për frymë e këtij qarku ishte 29,9 % nën mesataren e vendit” vlerëson INSTAT.

Standardi i Fuqisë Blerëse

“PBB e Republikës së Shqipërisë e shprehur në Standardin e Fuqisë Blerëse (Purchasing Power

Standard – PPS) në vitin 2016 është 24.468 PPS.

PBB për frymë në PPS për vitin 2016 për Republikën e Shqipërisë është 29,1 % e mesatares së Bashkimit Evropian BE28 = 100 (shih shënime metodologjike). Sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin Qendër, PBB për frymë në PPS për vitin 2016 ishte 34,9 %.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com