Mediat greke publikuan detaje të reja për bandën shqiptare që ka terrorizuar rajonin e Atikës me grabitje të banesave luksoze. Fjala eshte për një grup kriminal të përbërë nga 5 persona, 3 prej të cilëve u arratisën të martën nga një qeli paraburgimi në Athinë.
Sipas policise, shqiptarët janë identifikuar si: “Panajot Mahmutaj, Radjon Harizi, Endrit Tahiri, Marjus Dedolli dhe Gertian Vrushaj. Të gjithë janë të moshës nga 27 vjeç deri në 47 vjeç.
Prej tri ditësh, policia është vënë në kërkim të 3 shqiptarëve të arratisur. Autoritetet kanë paralajmëruar banorët për rrezikshmërinë e tyre.
Shqiptarët gjendeshin në paraburgim dhe akuzoheshin për 72 grabitje në banesa luksoze dhe mësohet se kanë përfituar deri në 400 mijë euro nga aktiviteti kriminal. Madje dy prej tyre janë përfshirë edhe në trafik droge.