Loading...

Dako ka bërë “reformë agrare” me rërën, ia heq pushuesve ua jep “pushtuesve” me qira 50 lekë/m2, ata e shesin 500-1000 lekë shezlongun në ditë

Janë marrë me qira 50 lekë/m2, jepen 500-1000 lekë për 2 m2 shezlongu
Çdo mëngjes e orë të ditës, në mjediset e plazheve përgjatë vijës bregdetare, të territorit të Bashkisë Durrës, “kërcasin” debatet, sharjet e përleshjet fizike mes pushuesve dhe 123 pushtuesve të plazheve, të licencuar me ”kartabiankën” klienteliste-korruptive dhe mbrojtjen policore e tatimore, të kryebashkiakut Vangjush Beton Dako!

Privatët që kanë zaptuar, copëtuar dhe rrethuar rërën me gardhe, sipas “tapive” që u ka dhënë “Gjush Beu” i Durrësit, nuk lejojnë futjen në plazh, të qytetarëve që duan të vendosin shezlongët, tendat, karriget, stolat dhe batanijet e tyre, mbasi i konsiderojnë pronë private, duke vendosur tabelat: “Plazh privat me pagesë”, tamam si trau i “Rrugës së Kombit” dhe parkingjeve private!

Për çdo ditë apo orë çlodhje në plazh, pushuesit banorë ose jo të qytetit të Durrësit, duhet të paguajnë “gjoba” tek pushtuesit e plazheve, që kanë rrethuar rërën nga Ura e Dajlanit deri tek Përroi i Agait në Golem, ku shtrihen “sinoret” që kryebashkiaku “Gjush beu”, i ndan sipas interesave dhe miqve të tij, duke joshur me ndonjë “copë plazh për të bërë lekë” edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak majtas e djathtas, që kanë votuar emrat, tarifën mujore për 1 m2 qira dhe sipërfaqet e pushtuara nga secili politikan, zyrtar lokalë e qendror, klient, kunat, mik, ortak dhe i “fortë” që shoqëron ose tremb Dakon!

Edhe këtë vit, Gjushi ka lejuar 49 pushtues plazhesh në zonën “Shkëmbi Kavajës”, 34 në Rrashbull, 31 në Ishëm, 9 në Hamallaj e të tjerët në plazhin e vjetër të Durrësit, ku privatët qiraxhinj, nuk të lejojnë as të kalosh për të shkuar në det.

Sipas letrave zyratre të bashkisë, 80% e sipërfaqes së plazhit të Durrësit u është dhënë 123 privatëve (të Gjushit) për ta përdorur si biznes me pagesë, ndërsa 20% e rërës i është lënë… popullit, mirëpo faktikisht, në plazhin e Durrësit, nuk ka mbetur asnjë centimetër katror plazh i lirë, pasi sipas “reformës agrare” të kryebashkiakut pazarxhi, është lejuar të pushtohet gjithë plazhi, duke hedhur në kosh VKM Nr. 369, datë 18.5.2016 “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarive të stacioneve të plazheve”.

“Plazhi i jepet, atij që jep më shumë mbi e nën dorë”, privatët që kanë pushtuar plazhet publike, po nxjerrin fitime si “ujët e detit”, duke përdorur rrushfet tek Gjushi, gardhe, çadra, shazlonë dhe… “boksierë” që rrahin qytetarët kur tentojën të futen në plazhe!

Nëse doni të dini se sa fitojnë pushtuesit e plazheve, këtë e tregon skema tarfire e caktuar prej Gjushit, që është 50 lekë qira ditore për 1 m2 rërë, nga e cila nxjerrin minimalisht 500-1000 lekë për çdo 2 metër kartrore shazloni e çadër në ditë, por që shpesh ato merren edhe nga 2-3 herë në ditë! Modelin e Gjushit me plazhet, rezulton se e kanë zbatuar edhe krye-bashakiakët e tjerë nga grykë-derdhja e lumit Buna në veri, deri në Ksamil në jug të Shqipërisë, duke ndarë e dhënë tek privatët 173 “parcela” plazhesh, në 278 kilometër gjatësi bregu deti, nga 316 kilometër që është gjithë vija jonë bregdetare.

1

1

23

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com