Plazhet janë qelbur nga aferat e pista, të “aligatorit” të korrupsionit Vangjush Dako
Një tjetër “çmenduri” ka manifestuar 3 ditë më parë ministri Niko Peleshi, të mbështetur nga kryeministri Edi Rama e krejt kabineti qeveritar, mes tyre edhe ministri i Klosi pastrimit të plazheve të qelbura nga babëzia e Vangjush Dakos.
Pas sqarimit “shkencor”, lidhur me sëmundjen e “Aflatoksinës” në qumësht, për të cilën ministri Peleshi deklaroi se fajin nuk e kanë fabrikat e përpunimit, por disa lopë të “pa ndërgjegjëshme” që kullosin nëpër vende të pa miratuara nga… BE!
Mos u çuditni, por me propozim dhe “argumentim shkencor” të ministrit të Bujqësisë e Ushqimit Niko Peleshi, kabineti qeveritar “Rama-2”, në datën 6 qershor 2018, ka “zografisur” një vendim special për mbrojtjen dhe shtimin e prodhimeve bimore-ujore brenda detit të hapësirës shqiptare.
Sipas Vendimit Nr. 336, datë 06. 06.2018, Këshilli Ministrave ka miratuar e urdhërur për zbatim urgjent, stategjinë shtetërore të rregullave të hollësishme për prodhimin, rastet përjashtuese të prodhimit dhe kontrollin biologjik të algave të detit.
Qeveria bënë mirë që merret edhe me këto hapitate e prodhime ujore natyrale, të cilat pasi nxirren nga deti, përpunohen industrialisht nga agro-biznesi.
Madje me këtë rast, qeveria mbështet edhe “programin” e punësimit privat që ka Vangjush Dako në Durrës, ngaqë po i bie bzinesi i ndërtimit, mbasi në Durrës po mbarojnë sheshet për kulla.
Kur e lexon këtë vendim, të jep “shijen” e talljes së turpshme, që qeveria vazhdon e bënë me pushuesit shqiptarë dhe të huaj, që preferojnë plazhet shqiptare!
Mirëpo, tjetër “daulle” e shqetëson plazhin dhe detin në Shqipëri, tjetër “violine” i bie qeveria! Është anormalitet marrja e këtij vendimi “special”, për të mbrojtur dhe shtuar algat në det, kur detin e kanë mbushur… bajgat!
Këto, nuk janë bajgat e lopëve që zbresin në plazhe nga kodrat dhe malet, por janë ujërat e zeza, që vërshojnë “lumë” nga halet (WC) e hoteleve, moteleve, restoranteve, banesave, pallateve, lavazheve, fabrikave. ofiçinave të ngritura buzë detit dhe biznesve të tjera, të cilat delenxhiu pazarxhi Vangjush Dako, jo vetëm i ka pajisur me leje bashkiake ndërtimi antiligjore e klientliste për të mbushur thasët me miliona, por sipas “pazarit” paraprak, po i lejon të derdhin ujërat e zeza brenda në det.
Dhe askush nuk e kap “për veshi” e ta çojë përpara ligjit, këtë xhuxh-maxhuxh “gjigand” të aferave, korruptive, abuzimeve me detyrën dhe shkatërrimin përfundimtar të mjediseve publike në bregun e Durrësit, sidomos detin e ka kthyer në gropë septike, brenda së cilës rriten edhe algat, që kërkon të mbledhë e përpunoj qeveria!/Pamfleti