Ministri i Brendshëm i Italisë Mateo Salvini ka thënë se për emigrantët duhet të merren vendime me shumë rëndësi. Gjatë një fjalimi publik, Salvini ka thënë se do të niset për në Siçili, për shkak se atje është “kufiri për emigrantët”.
Numri një i Lega-s është shprehur se kohët e bukura për klandestinët kanë mbaruar. ““Për klandestinët mbaruan kohët e bukura. Tani duhet të bëjnë gati valixhet. Me qetësi, por duhet të ikin”, deklaroi ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini. Ministri nuk përmendi shifra, por nëse fjalët e tij shndërrohen në realitet, mijëra refugjatë do të riatdhesohen nga Italia
Ai nuk ka kursyer kritikat e ashpra për organizatat joqeveritare, duke thënë se ata nuk duhet të flasin “më tepër nga se duhet”. Sipas ministrit të Brendshëm, shtetet duhet të bëjnë punën e tyre dhe asnjë skafist nuk duhet të anokorojë më në brigjet italiane.
Kujtojmë se mbi 500 mijë shqiptarë jetojnë në Itali. Shumë prej tyre jetojnë me probleme me dokumentacionet. Ardhja në pushtet e forcave të djathta në shtetin italian ua bën më të vështirë jetën emigrantëve të Shqipërisë në vendin fqinj.