Loading...

Çfarë po ndodh kështu në Tiranë?! Alarmohet i madh dhe i vogël, 5 të arrestuar deri tani

Goditet një grup i strukturuar kriminal, anëtarët e të cilit nën kërcënimin e armeve vidhnin kasaforta ne biznese të ndryshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë

Arrestohen 5 shtetas, si dhe sekuestrohen automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofolë me stemë policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e vjedhjeve.

Pas një pune disa mujore me metoda speciale hetimi, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë finalizoi operacionin policor të koduar “Kasaforta“, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Saimir Kuçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë.

– Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë.

– Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje.

– Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje.

– Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet rezulton se ky grup i strukturuar kriminal, në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me armë kasaforta me vlera monetare të bizneseve të ndryshme, jo vetëm në juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com