Loading...

Çfarë ndodhi mes dy të rinjve para vendimit fatal

Të dhëna zyrtare nuk ka nga policia por dyshimet e para flasin për një krim pasioni. Dyshohet se dy të rinjtë kishin lidhje intime mes tyre.

Dyshimet e para flasin për një sherr mes të rinjve, i cili më pas qëlloi 19-vjeçaren me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas qëlloi veten në kokë.

Dy të rinjtë jetonin në Tiranë, sipas dëshmitarëve ka pasur një debat mes tyre. Djali e ka vrarë atë në trotuar dhe më pas ka kapërcyer vendin dhe ka qëlluar veten në kokë me armë në zonën e mbuluar nga disa peme.

Mësohet se 19-vjeçarja, Xhuljeta Çuni ka qenë e shoqëruar nga një tjetër vajzë.

Mes dy të rinjve dyshohet se ka pasur një lidhje intime që më pas është ndërprerë nga e reja, çka ka sjellë dhe irritimin e 31-vjeçarit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com