Loading...

Çfarë dosjesh ka Llalla për Metën, Berishën, Ramën e Bashën që janë në unison për ta shpëtuar. Do të shuhet dhe hetimi për pastrim parash dhe abuzime?!

U nis me shumë bujë rihetimi i Adriatik Llallës nga ana e Komisionit të Posaçëm të Apelimit për të rikthyer vettingun për ish kryeprokurorin. Madje e cilësonin thuajse të sigurtë heqjen e të drejtës për të përfituar nga dorëheqja që t’i shmangej vettingut, duke e paralajmëruar se pas vendimit të KPD Llallën e priste burgu.

Pasi komisioneri publik apeloi vendimin e KPK-së që ndërpriste procesin e vettingut për Llallën, KPA shqyrtoi çështjen duke vendosur që ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla të mos i nënshtrohet “sitës” së vettingut. Për pasojë shmangej dhe hetimi pasurisë dhe mënyrës së pasurimit.

Pavarësisht argumentit që përdori komisioneri, sipas të cilit ish-Prokurori i Përgjithshëm me gjithë dorëheqjen nga drejtësia, vazhdon të ketë statusin e magjistratit e për këtë arsye dorëheqja e tij nuk rezulton të jetë kryer siç duhet, KPA vendosi në favor të Llallës.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit argumentoi se dorëheqja e Kryeprokurorit ishte sipas rregullave dhe Adriatik Llalla nuk do i nënshtrohet procesit të Vettingut. Pra i ndërpritet procesi. Duke sjellë në këtë mënyrë dhe moshetimin e pasurisë së Adriatik Llallës, por dhe akuza të tjera që kanë rënduar mbi të.

Teksa e ka cilësuar si një sukses të parë të reformës në drejtësi, Sokol Hazizaj avokati i Adriatik Lallës është shprehur se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë lloj hetimi penal.

I pyetur për njw hetim të nisur për Llallën, avokati nuk ka dhënë asnjë detaj. “S’kam informacion ligjor, në këto kushte sa kohë s’kam marrë informacionin e duhur, risqaroj që e drejta proceduriale i imponon organit të më informojë kur është i regjistruar me emër procesi apo procedimi, nuk kam informacion të tillë”, tha ai.

Duke nënvizuar faktin se deri më tani nuk ka asnjë hetim, pasi si avokat i ish kryeprokurorit me prokurë duhej të ishte njoftuar për fillimin e një hetimi të tillë. Dhe avokati i Llallës ka paralajmëruar atë që të gjithë i druheshin, shpëtimin e “peshkut të madh” Lalla dhe mbylljes së pritshme të hetimit për të gjitha akuzat që janë te Krimet e Rënda.

Pavarësisht se ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar kohë më parë se dhe në rastin e shmangies së Vettingut, askush nuk i pengon hetimet nëse prokurorët apo gjyqtarët kanë abuzuar me ligjin, përfshirë dhe Adriatik Llallën. Ku pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen e Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.

Pikërisht këtu e kishte mbështetjen dhe deklarata e ambasadorit të SHBA në Tiranë Donal Lu.
Ish kryeprokurori Llalla thuhet se po hetohet nga Krimet e Rënda për disa vepra penale:

“Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”.

Por po hetohet dhe me akuzën e “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Por nga ajo që pamë sot, vendimi i KPA që ndërpret vettingun ndaj Adriatik Llallës, por dhe mbshtetjes së Berisha dhe Meta i kanë dhënë ish kryeprokurorit, pritet që ai të shpëtojë pa u “lagur” nga këto akuza të rënda.

Shpëtimi i Llallës bëhet akoma më e sigurtë nga mbështetja e fortë që Edi Rama, kryeministri i vendit përmes instrumenteve të tij i ka dhënë ish kryeprokurorit, duke e garantuar ndoshta dhe mbylljen e hetimeve në ngarkim të tij, që mund të jetë dhe çështje ditësh.

Kur Edi Rama e kishte menduar ta bënte Adriatik Llallën ambasador të Shqipërisë në një vend shumë të fuqishëm evopian, nuk e ka pohuar as mohuar në të gjitha deklarimet e tij publike këtë fakt, atëherë Edi Rama nuk e ka për gjë ta shpëtojë dhe nga hetimi për pastrim parash dhe nga burgu.

Përpos shijes së hidhur që mbetet pas me këtë mundësi shpëtimi për Adriatik Llallën, mbetet dhe pytetja: Çfarë dopsjesh të rënda fsheh Adriatik Llalla për Metën, Berishën, Ramën dhe Bashën?
Pasi kupola drejtuese e politikës në Shqipëri është vënë në garë për ta shpëtuar, qoftë dhe duke e “mëshiruar” për sëmundjen e epilepsisë që e kap Llallën./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com