Loading...

Bypass-et e Vlorës dhe Fierit, punimet nisin në shtator të 2018

Në shtator të 2018 do të nisë puna për ndërtimin e bypass-eve të Fierit dhe të Vlorës.

Kështu deklaroi sot ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, në fjalën e tij gjatë prezantimit të projekteve për Vlorën, ku është i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

“Sot që flasim jemi në fazën e procedurave të tenderimit për bypass-et e Fierit dhe Vlorës dhe në shtator do të kemi kontratën në fuqi dhe do të fillojnë të ekzekutohen punimet”, – theksoi Gjiknuri.

Duke iu drejtuar qytetarëve vlonjatë, Gjiknuri u shpreh se ju po i shikoni përditë se si investimet po e transformojnë qytetin dhe çfarë të mirash ekonomike po sjellin.

“Në panairin e punës mësova se ka 1 mijë e ca vende pune, kërkesat për punë janë rritur. Ne shpesh këtu në Vlorë vuajmë pak nga ajo dëshira për të punuar në shtet, por ka shumë, shumë mundësi në sektorin privat që do të jenë mundësi të palimituara”, – shtoi Gjiknuri.

Ministri tha se investimet nuk janë përqendruar vetëm në qytetin e Vlorës, ato janë edhe edhe në pjesën tjetër të këtij qarku. Është fat për ne që Kryeministri, është edhe deputet i lidhur me këtë zonë, që ka bërë të mundur transformimin tërësor të qarkut të Vlorës”.
Por, vijoi ai, ajo që po ndodh në Vlorë me projektet tona ambicioze po ndodh edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë.

Ministri theksoi se “Shqipëria ka hyrë në një trajektore rritjeje ekonomike. Ne patjetër kemi shumë halle e probleme. Është një vend që ka një trashëgimi të mangët, është vend i varfër, megjithatë progresi i bërë, reformat që po bëhen dhe institucionet që po ngrihen, na bëjnë që të ardhmen tonë ta kemi të konsoliduar. Ne do të bëjmë progres aty ku duhet”.

“Realisht Vlora do të jetë një nga përfitueset më të mëdha, pasi i ka dhënë natyra bukuri, Vlora për këtë ka pasur nevojë, vëmendjen e shtetit”, – përfundoi Gjiknuri./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com