Në jug të liqenit të Butrintit, rreth 18 km nga Saranda, shtrihet qyteti antik i Butrintit. Kjo është pika më e rëndësishme arkeologjike e Shqipërisë, e cila që prej vitit 1992 ndodhet në listën e UNESCO-s. Sipas Dionisit të Halikarnasit, krijimi i Butrintit lidhet me rrugëtimit e princit Trojan, Enea për në tempullin e Dodonës.
Gjatë rrugëtimit të tij për në Tempullin e Dodonës, princi Enea sakrifikoi një dem (në greqisht BUTHROS), në vendin ku u ngrit qyteti i Butrintit. Vizita e Eneas në Butrint përmendet edhe nga poeti Virgjil tek “Eneida”. Objekte të tjera aktraktive janë pikat e trashëgimisë kulturore e historike si: Tempulli i Askle-pit (perëndia e shëndetit, shek. II-të p.e.s., teatri me 1.500 vende i shek III-të p.e.s., pagëzimorja (monument paleokristian), nymfeu, banjat, stoa, portat e liqenit, porta e luanit, kalaja Veneciane e Ali Pashës, etj.
Në Butrinit janë zbuluar objekte të tilla si “koka e Deas” (perëndesha e Butrinit), e cila më pas është identifikuar me kokën e Apollonit. Ky objekt “simbol” i zbulimeve arkeolo-gjike ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Objekte të tjera janë portreti i Agripës, koka e Zeusit etj. Përveç vlerave historike, Butrinti shquhet për ekosiste-min e mrekullueshëm. Rrënojat dhe ngrehinat e qytetit ndodhen në mes të një “xhungle të vërtetë” , ku mbizotërojnë dafinat dhe drurë të tjerë të lartë.