Loading...

Bulqizë/ 4-vjeçari piu helm pa dashje. Transportohet drejt Tiranës në gjendje të rëndë

Një i mitur 4-vjeç nga Bulqiza po lufton me jetën , pasi ka konsumuar pa dashje helm.

Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se fëmija është nisur me helikopter drejt Tiranës, për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Nuk dihet ende se si ka përfunduar helmi në dorën e të miturit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Informacion paraprak i policisë:

Jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit të Bulqizës, se është dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore fëmija i mitur R.M, i cili dyshohet se ka konsumuar ilaç helmues.

Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e  Bulqizës, është transportuar për ndihmë më të specializuar me helikopter drejt Tiranës.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com