Loading...

Boza e shijshme : Shqiptare apo produkt i Perandorisë Osmane? Cila është origjina e vërtetë e bozës?

Shqiptare apo produkt i Perandorisë Osmane? Cila është origjina e vërtetë e bozës?
Ndoshta jo shumëkush e di, por historia e kësaj pijeje, nuk do të ishte e plotë pa përmendur Haxhi Sadikun, shqiptarin që ngriti një dyqan të famshëm të prodhimit të bozës në Stamboll në vitin 1876.

Dyqani “Vefa Bozacisi” ndodhet akoma aty pranë Xhamisë së Sulltan Sulejmanit.

Dyqani ndodhet në një ndërtesë druri dhe i vetmi ndryshim që pasardhësit e Sadikut kanë bërë është zëvëndësimi i kontenierëve prej druri ku prodhohej boza me ato të mermerit.

Boza është rezultat i një fermentimi të kujdesshëm. Armenët prodhojnë një lloj boze më të thartë, ndërsa shqiptarët prodhojnë bozën e ëmbël pa alkol. Pikërisht kjo bozë marrosi sulltanët e perandorisë Osmane.

Boza shitej në të gjithë Shqipërinë gjatë komunizmit, por e humbi popullaritetin pas rënies së regjimit dhe prishjes së punishteve të ëmbëlsirave duke u bërë pothuajse e panjohur veçanërisht në jug të vendit.

Tani boza shitet pothuajse në të gjitha marketet në Tiranë dhe jo vetëm.
Thuhet se të parët që e “shpikën” bozën shqiptare ishin goranët e Kukësit, të cilët krijuan një traditë të çmuar të saj.
Sot, ajo prodhohet nga firma dhe familje të ndryshme gati në të gjithë Ballkanin dhe mendohet se përbën një “thesar” ende të pazbuluar mirë.

E shëndetshme, e përvetësueshme, e shijshme, e pasur me fermente që ndihmojnë tretjen dhe pengojnë zhvillimin e mikro-organizmave të purifikimit të zorrëve.

E dobishme për të gjithë, të sëmurë dhe të shëndetshëm, të mëdhenj e të vegjël. Me pak fjalë magjike.

Boza është rezultat i një fermentimi të kujdesshëm. Armenët prodhojnë një lloj boze më të thartë, ndërsa shqiptarët prodhojnë bozën e ëmbël pa alkol. Foto: WebLibrary

Për një numër familjesh të komunitetit goran në rrethin e Kukësit, kryesisht të fshatrave Borje, Zapod, Shishtavec etj, në historinë e tyre të biznesit dhe veprimtarisë esnafe, boza zë një vend të veçantë.

Është një pije freskuese e përhapur kryesisht prej tyre në vendet e Ballkanit dhe më gjerë në Lindje, aty ku gjenden profesionistët, që njihen me emrin usta, e që dinë ta prodhojnë.

Boza e melit është më e mira, por sot zor se prodhohet më, pasi kushton shumë. Por edhe boza e misrit ka vlera të shumta.
Vlerat e bozës
Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit të qumështit tek gratë që kanë fëmijë në gji, si edhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Boza është një ushqim i vlefshëm pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje vitaminash B.

Ajo ka vlera ushqimore për shkak të nivelit të lartë të proteinës, kalciumit, hekurit, fosforit, zinkut, thiaminës, niacinës dhe riboflavinës. Boza është një pije që të jep energji dhe forcë.

Ajo ka baktere mjaft të mira dhe rekomandohet për atletët si edhe gratë shtatzënë.

Boza ka katër përbërës kryesorë: kokrra meli, miell misri ose gruri, sheqer, ferment (farë buke ose bozë e mëparshme) dhe ujë.

Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet tjera ngaqë përbërësi kryesor i saj është misri, kurse në Turqi, Bullgari e Maqedoni mund të jetë gruri, elbi, meli dhe qiqrat.

Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3 gradë Celsius, temperaturë në të cilën mund të ruhet për rreth një muaj.

Boza nuk duhet të lihet në ngrirje, pasi kjo sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë.

Shija e bozës varion nga lloji i drithit të përdorur. Një shishe bozë e përgatitur nga drithëra të ndryshëm ka sipas studiuesve, 12.3 përqind sheqer, 1.06% proteina dhe 0.07% yndyrna.

Në vendin tonë ajo prodhohet si një pije freskuese gjatë gjithë vitit./AgroWeb.org

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com