Botërori mbyll sot xhiron e parë të grupeve dhe kalon te ndeshjet e dyta. Grupi i fundit që do të luajë sot do të na dhurojë dy ndeshje mjaft interesante dhe të bukura. Takimi hapës i ditës është ai ndërmjet Kolumbisë dhe Japonisë. James Rodriguez ka për detyrë të udheheqë ekipin e tij drejt fitores në takimin kundër aziatikëve.
Në takimin e dytë të ditës, Robert Lewandovski do të mundohet t’i dhurojë Polonisë së tij 3 pikë përballë Senegalit. Skuadra afrikane ka një përbërje të lezetshme, pasi ka në grup futbollistë nga Franca dhe Anglia. Europianët duhet ta nisin mbarë këtë ndeshje, pasi i presin sfida më të vështira.
Supersfida e mbrëmjes është ajo ndërmjet Rusisë dhe Egjiptit. Skuadra vendase vjen pas fitores 5-0 kundër Arabisë Saudite, ndërsa Egjipti nga humbja 1-0 kundër Uruguait në limite të ndeshjes. E gjithë vëmendja është te ylli Muhamed Salah, nuk dihet nëse do të luajë sot. Egjipti duhet të marrë pikë sot përndryshe do të ishte thuajse i eliminuar.
14:00/ Kolumbi – Japoni
17:00/ Poloni – Senegal
20:00/ Rusi – Egjipt