Loading...

Botërori në Rusi, çfarë ndodhi sot në ndeshjen e tretë të këtij Botërori që askush nuk e vuri re

Dita e tretë e Botërorit në Rusi, nuk i ka ndalur as këtë herë surprizat dhe të papriturat. Në ndeshjen e Francës ndaj Australisë, edhe pse topi Telstar i këtij kampionati botëror, që ka një vlerë prej 150 eurosh, u ça në një moment gjatë pjesës së parë. Por, të njëjtin fat pati edhe një top tjetër pas rreth 15 minutash, duke u çarë sërish.

Një tjetër moment pikant, ishin tifozët francezë në stadium, të cilët u shfaqën në tribunat e stadiumit të Kazanit, me një simite të gjatë, karakteristike të Francës. Një tifoz tjetër, kishte një lodër në formë gjeli me vete, që simbolizon edhe francezët.

Ndërkohë, ditë pa fat mund të konsiderohet kjo e sotmja për Olivier Zhirud. Sulmuesi u fut si zëvendësues në lojë, por pati një dëmtim dhe luajti me një fashë të madhe në kokë. Por, nuk mbaron me kaq. Gjatë festimit të golit të dytë të shënuar nga Pogba, ishte Nabil Fekir, që gjatë përqafimit i futi gishti në sy, duke e dëmtuar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com