Loading...

“Blindohen” plazhet e Vlorës, 200 vrojtues do vëzhgojnë vijën bregdetare

Disa të rinj do të monitorojnë disa plazhe në qytetin e Vlorës, ku vitin e kaluar u instaluan dhjetëra pika për vrojtuesit. Të gjithë subjektet që do të shfrytëzojnë plazhin, detyrimisht duhet të punësojnë dhe një vëzhgues plazhi. Nuk do të jepet nga Bashkia e Vlorës asnjë leje shfrytëzimi të plazheve, pa patur në kontratën e punës dhe një vrojtues plazhi.

Ky është një detyrim ligjor për të dhënë ndihmën e parë dhe për të shpëtuar jetën e personaveqë kërkojnë ndihmë në det. Përparim Kamberaj, përgjegjësi i rojeve të plazhit, shprehet: “Është detyrim moral ndaj pushuesve në qytetin tonë. Trajnohemi si sportistët dhe mësojmë teknikat e ndihmës së parë mjekësore dhe transportimin deri në breg”.

Bregdetit të Vlorës i duhen të paktën 200 vrojtues, ndaj duhen ende të rinj që të trajnohen dhe kualifikohen. Jo pak raste ka patur vitin e kaluar në bregdetin e Vlorës, ku mungesa e një vëzhguesi plazhi mund të kishte shpëtuar dhe jetë. Vitin e kaluar, në bregdetin e Vlorës janë mbytur 6 persona./javanews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com