Ndryshimet në qeveri pritet të shoqërohen me dy faza. E para është faza pas vendimit për negociatat. Më 28 qershor Këshilli i BE-së do të vendosë nëse do të ketë hapje negociatash dhe varësisht nga vendimi varet dhe ardhmja e qeverisë. Shqipëria pritet të marrë hapjen e negociatave me kusht dhe kjo sjell ndryshime në kabinet me qëllim përmbushjen e kushteve.
Faza e dytë do të jetë ajo e shtatorit, e cila do të sjellë total refreskim në qeveritarin e kabinetit. Burime të gazetës “Sot” thanë se paratë që rrezikojnë të largohen janë ministri që janë emëruar që nga viti 2013. Në shtator 2017, pritej që kryeministri të bënte një refreskim të kabinetit, por shumica e ministrave të vjetër mbetën në postet e mëparshme. Kryeministri ka mbetur i paknaqur nga shumica e gomave dhe duket se mund të largohen.
Në vendimin që ai merr do të ketë rëndësi dhe dy faktorë: turi i llogaridhënies dhe platforma “shqipëriaqëduam”. Mësohet se kryeministri do të shohë se ndaj kujt ka më shumë ankesa dhe si ka qenë performanca në zgjidhjen e ankesave. Po ashtu merren për bazën dhe ankimet e qytetarëve gjatë takimeve që janë bërë në fshatra dhe qytete, ku nuk kanë munguar sulmet dhe ndaj ministrave konkretë. Pasi të analizohen të gjithë këta komponentë, kryeministri do të përcaktojë dhe emrat që do të largohen nga qeveria