Në zbatim të ligjit Nr. 10465, datë 29.09.2011 “ Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, neni 73, pika 3 “Detyrimet e pronarëve të kafshëve të shoqërimit” është e nevojshme respektimi i detyrimeve ligjore për kafshët e shoqërimit, si më poshtë:
a) të kryejnë vaksinimin e detyrueshëm vjetor kundër tërbimit;
d) të sigurojnë që kafshët të mos paraqesin rrezik për njerëzit ose kafshët e tjera, duke zbatuar detyrimin e vendosjes së maskës mbrojtëse në gojë, kur i nxjerrin shëtitje qentë agresivë;
e) të shmangin ndotjen e vendeve publike nga kafshët, si dhe të pastrojnë vendin pas defekimit, në rast ndotjeje.
Bashkia Vlorë , ju bën thirrje pronarëve të cilët shëtisin kafshët e shoqërimit në ambjente publike: rrugë, sheshe, parqe, lulishte, bulevardi përgjatë Lungomares dhe në cdo vend tjetër ku frekuentohen masivisht nga qytetarët se duhet detyrimisht ti pajisjin kafshët me maskë dhe zinxhir në qafë.
ËSHTË NË DORËN TUAJ SHËNDETI I FAMILJES, FËMIJËVE, BANORËVE PËRRETH!