Loading...

Basha-Kryemadhi drejt divorcit përfundimtar? Baza e PD “kërcënon” Bashën: Disatncohu nga Monika,të pakënaqur me sjelljet e LSI

Koalicionit PD-LSI duket se po i vjen fundi. Megjithë përpjekjet e Bashës dhe Kryemadhit, të cilët e kanë cilësuar bashkëpunimin mes 2 partive si një sukses që kanë ndërmarrë kundër qeverisë Rama, duket se një gjë e tillë nuk po e shkon ashtu siç duhet. Baza e PD-së ka rritur presionet ndaj Bashës duke kërkuar që t’i jap fund koalicionit me Monikën dhe bashkëpunimit me LSI-në.

Rasti më i freskët është në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, ku këshilltarët e LSI bashkuan votat me socialistët për miratimin e taksës së pronës. Kjo ka irrituar në maksimum jo vetëm demokratët e zonës, por dhe më gjerë.

Pakënaqësi në radhët e demokratëve ka shfaqur edhe veprimi i dy këshilltarëve të LSI, të cilët pak kohë më parë bashkuan votat në Bashkinë e Gjirokastrës, për të shkarkuar kryetaren e këshillit, e cila ishte përzgjedhur si përfaqësuese e PD. Pikërisht këto veprime të ndërmarra nga ana e bazës së LSI, ka bërë që demokratët të risin presionet ndaj Bashës për tu distancuar sa më shpejt nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Baza kundër bashkëpunimit me LSI në zgjedhjet vendore

Qendrimet e deputetëve të PD dhe funksionarëve të tjerë të saj sa i takon aleancës me LSI, kanë rritur pakënaqësitë në strukturat demokrate. Gazeta “SOT” ka mësuar se krahas presionit që baza po ushtron ndaj Bashës në lidhje me aleancën me LSI, ajo ka rritur presionet edhe ndaj deputetëve demokratë. Në kuadër të zgjedhjeve që Partia Demokratike ka ndërmarrë në nivel grupseksionesh dhe seksionesh, drejtuesit e PD nëpër baza si dhe anëtarë të shumtë, u kanë kërkuar deputetëve të PD që të reagojnë në lidhje me aleancën me LSI si dhe të ushtrojnë ndaj Bashës presion, për t’u distancuar nga Kryemadhi.

Sipas tyre, bashkëpunimi me LSI ka ulur besueshmërinë tek demokratët si dhe tek shumë simpatizantë të kësaj partie pasi strukturat e LSI vijojnë të bashkëpunojnë me socialistët. Por krahas kësaj ata kanë shprehur rezerva edhe në lidhje me çështjen e zgjedhjeve lokale. Baza e PD është shprehur kategorikisht kundër bashkëpunimit me LSI-në në këto zgjedhje, si dhe ka lëshuar mesazhe kërcënuese ndaj deputetëve demokrat se ata nuk do të votojnë asnjë kandidat që PD dhe LSI do të nxjerrin të përbashkët.

Sakaq, demokratët përveç qëndrimit kundër bashkëpunimit me LSI-në, nuk kanë kursyer as “thumbat” për kreun demokrat Lulzim Bashën. Qëndrimet e mbajtura nga ana e Bashës, në lidhje me çështjen e aksionit opozitar, kanë ndikuar që baza demokrate të cilësojë kreun e PD, si një frikacak që po trembet nga kryeministri Rama.

Por në kuadër të kësaj deklarate, baza e PD ka bërë të qartë para deputetëve se nëse do vijohet me të njëjtën linjë, shumë demokratë mund të largohen nga partia. Kjo për faktin se sipas tyre, krijimi i një partie të re nga ana e ish-nënkryetarit të PD, Astrit Patozi do të largonte nga PD një numër të madh demokratësh, të cilët janë të pakënaqur me punën e Bashës. Largime që sipas tyre mund t’i shkaktojnë PD-së një tjetër disfatë në zgjedhjet e ardhshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com