Gjarpërinjtë nepërka janë kthyer në makth dhe në “ëndrrën e frikshme” të një fshati në verilindje të Turqisë.
Banorët, të frikësuar nga prania e shpeshtë e gjarpërinjve helmues, që sipas tyre arrijnë deri në tre metra të gjatë, kanë kërkuar nga shteti që të marrë masa.
Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu Agency” tha se gjarpërinjtë janë parë në zonën e quajtur Kagizman të Karsit, në brigjet e lumit Aras.
Një prej banorëve, Fahrettin Sagin tha se qentë kishin vrarë një gjarpër që shkonte deri në tre metra, por në zonë vazhdojnë të qarkullojnë shumë të tjerë. “Kemi frikë se mos hyjnë në shtëpi dhe na helmojnë fëmijët. Disa fshatarë nuk dalin nga shtëpitë nga frika.”