Atentat në Vlorë, Ja kush është biznesmeni që ekzekutuan
Personi që shihni në fotografi është Vasil Dervishaj 29 vjeç. Ai mbeti i vrarë në një atentat në Vlorë mbrëmjen e sotme.
Sipas të dhënave të para, ai ishte nën drejtimin e një makine tip “Ford” me targa italiane kur është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Gjergj Araniti”, në lagjen ”Pavarësia” tek ish-kombinati i peshkut.
Të shtënat me breshëri erdhën nga një tjetër makinë në një distancë të afërt me makinën e Derishajt. Pas kësaj, mjeti u largua nga vendngjarja.
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 04.06.2018, në lagjen ”Pavarësia” tek ish-kombinati i peshkut, është vrarë me armë zjarri shtetasi V.D., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.