Loading...

Angelia Jolie viziton qytetin e shkatërruar të Mosulit: Njerëzit këtu kanë humbur gjithçka

E dërguara speciale e OKB-së për refugjatët, Angelina Jolie, gjatë të dielës e ka vizituar kampin e refugjatëve sirianë në veri të Irakut, për t’i mbështetur të ikurit nga lufta disavjeçare në Siri.

Ylli hollivudian e ka vizituar kampin Domiz, në të cilin qëndrojnë 33.000 refugjatë, të larguar nga lufta që po zgjat qe shtatë vite. 43-vjeçarja ka arritur atje në orët e para të mëngjesit dhe është takuar me familjet që ndodheshin në kamp.

Një ditë më parë, Jolie e kishte vizituar Mosulin, qytetin verior të Irakut, të cilin forcat qeveritare e kanë kthyer nën kontroll në vitin e kaluar duke triumfuar ndaj militantëve të Shtetit Islamik, transmeton Reuters.

Gjatë kohës sa ishte nën ISIS-in, nga qyteti kishin ikur rreth 900.000 njerëz. Në Mosul, Angelina është takuar me banorët lokalë, si edhe i ka vizituar vendet e bombarduara.

Tashmë në disa pjesë të qytetit është kthyer jeta normale, ndërsa refugjatët kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre. Qyteti i vjetër i Mosulit është shkatërruar, mirëpo tash është duke u rindërtuar ngadalë.

“Këto janë shkatërrimet më të mëdha që i kamë parë gjatë të gjitha viteve të mia në UNHCR. Njerëzit këtu kanë humbur gjithçka.”Angelina Jolie, aktore

Aktorja punon për UNHCR që nga viti 2001, ndërsa kjo është vizita e saj e pestë në Irak.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com