Loading...

Alarmon familjarët, ku u gjend 22- vjeçarja nga Fieri

22- vjeçarja e zhdukur në Fier është rrikthyer në shtëpi, ajo ka njoftuar se ishte tek kunata në Tiranë, pak orë më vonë pas alarmimit të familjarëve.
Në fillim familja denoncoi zhdukjen e të resë, e cila kishte dalë në mëngjes rreth orës 9 për të blerë bukë dhe ushqime në fshatin Zhupan dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Më herët familarët e Sidorela Ramaj, e cila është dhe nënë e dy fëmijëve kanë alarmuar policinë për zhdukjen e 22- vjeçares.
Tashmë vajza është kthyer në shtëpi dhe siç bëhet me dija ka qenë tek kunata e saj në Tiranë gjatë kësaj kohe.

Në momentin e zhdukjes vajza ka pasur me vete edhe një telefon cellular, i cili rezultonte i fikur. Pas tentativave të shumta për ta kontaktuar vajzën, familja ka bërë denoncimin në Policinë e Fierit
Policia kishte shpërndarë foton e vajzës edhe nëpër pikat kufitare për çdo lloj rasti.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com