Loading...

Aksident i rëndë në Berat, pasagjeri në gjendje kritike për jetën

Një person është plagosur rëndë në një aksident që ka ndodhur sot në Urën Vajgurore. Sipas burimeve të policisë, makina tip “Benz”, e drejtuar nga një 55-vjeçar, ka dalë nga rruga në aksin Berat-Urë Vajgurore.
Shtetasi me inicialet H.H, nga Kuçova ishte duke lëvizur me makinë dhe përfundoi jashtë rruge në vendin e quajtur “Kantina Çobo”.

Si pasojë, është dëmtuar pasagjeri shtetasi A.K, 40 vjeç, i cili është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime më të lehta. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com