Dionis Senjo, vogëlushi 6-vjeçar, djali i një çifti onkologësh nga Tirana “godet” sërish.
Pasi u pranua në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional”, me një inteligjencë të të njëjtit spekter si fizikanti Albert Ajnshtain, Dionisi ka shkëlqyer në testin e MAP (Measure of Academic Progress) në Amerikë.
Testi i së cilit iu nënshtrua Dionisi është një test i kompjuterizuar, që teston nivelin e nxënësit që hyn në shkollë.
Fillimisht, gjeniu 6-vjeçar bëri testin për klasat 2-5 dhe arriti t’i zgjidhte 100% të gjitha ushtrimet e matematikës, ndërsa dje iu nënshtrua testit për klasën 6-9, dhe zgjidhi mbi 99% të ushtrimeve.
Ky rezultat ka befasuar gjithkënd, por jo prindërit e vogëlushit, të cilët tanimë i njohin mirë aftësitë e tij dhe kanë vënë re se Dionisi zgjidh edhe ushtrime nga gjimnazi.
Dionisi pas këtij rezultati është regjistruar në klasën e parë, pasi ligji ynë nuk lejon kapërcimin e menjëhershëm të klasave, edhe pse kemi të bëjmë me një gjeni./njekomb