Loading...

Afera CEZ-DIA, ngushtohet “laku” për Berishën e Metën. Rinis gjyqi ndaj ish-zyrtarëve çekë Hysek e Ivan, mbërrijnë prova nga Praga

Ngushtohet shumë “laku” për ish kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta, teksa abuzimet që kanë kryer me privatizimin e OSSH nga CEZ dhe kompaninë e mbledhjes së borxheve të këqia DIA mund t’i dërgojë ata para drejtësisë.

Pas më shumë se dy muaj bllokim, fakt ky i publikuar dhe nga “Pamfleti” disa herë, ka rinisur procesi gjyqësor ndaj dy ish-zyrtarëve të CEZ Shpërndarje, Josef Hysek dhe Jan Ivan, të akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje.

Në seancën e sotme u paraqit prokurorja e re e dosjes, Mirela Zalavani, ndërsa prej javësh ky proces shtyhej, pasi kishte mbetur pa përfaqësues nga akuza.

Hysek dhe Ivan nuk ishin të pranishëm, ndërsa avokati i tyre, Arben Rakipi, kërkoi shpalljen e pavlefshme të disa raporteve kontabël, pasi sipas tij ato janë hartuar pa dijeninë e klientëve që ai mbron.

Dy shtetasit çekë janë nën akuzë, pasi sipas Prokurorisë shqiptare në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn, i dënuar me mbi 11 vite burg, ata kanë falsifikuar bilancet e borxheve dhe nëpërmjet kompanisë DIA, të drejtuar nga Ismailaj, kanë përfituar vlera monetare.

Ndërkohë që kanë qënë të përfshirë dhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar në këtë aferë, ku Sali Berisha dhe djali i tij kanë përdorur si sekser Nuel Kalajn për të përfituar nga 414 milionë euro nga privatizimi i OSSH nga CEZ.

Nuel Kalaj, miku i Shkelzen Berishës mori në një nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri një shumë prej 7 milionë eurosh me një dorë dhe tashmë është zhdukur në drejtim të paditur.

Deri më tani kanë dëshmuar për aferën e CEZ dy drejtuesit çekë të kompanisë, si dhe djali i ish kryeministrit, Shkelzen Berisha.

Ndonëse është vendosur për thirrjen dhe të ish kryeministrit Sali Berisha, për të dëshmuar për këtë aferë ku shteti ka humbur 414 milionë euro, ai ende nuk ka shkelur në dyert e organit të akuzës. Madje nuk ka pasur ende një thirrje zyrtare për të dhënë këtë dëshmi.

Ndonëse Berisha e ka dhënë një dëshmi në komisionin parlamentar të hetimit të aferës së CEZ, të kryesuar nga Balla, organi i akuzës mendon se një dëshmi tjetër para prokurorëve, që janë ekspertë të kësaj çështjeje nga ana e Berishës do të ndihmonte shumë në zbardhjen e kësaj afere, që ka precipituar në këtë mënyrë, me këtë dëm të madh financiar.

Mësohet se kanë mbërritur dokumente e prova shtesë nga Praga për këtë qëllim.
Njëherësh pritet të thirren për të dëshmuar dhe ish drejtori ekzekutiv i DIA Elvis Matajish. Ish kreu i LRI dhe një nga njerëzit e afërt te Metës është zhdukur në drejtim të paditur, pas përplasjes me Presidentin aktual dhe ish kreun e LSI, për shkak se nuk pranoi të mbante në kurriz pisllëqet e Ilir Metës.

Presidenti Meta, i cili disa herë është shprehur në parim se sa herë të thirret nga drejtësia do të jetë në dizpozicion të saj, pritet të thërritet për të dëshmuar, jo vetëm për akuzat e Matës, por dhe për ato të Kastriot Ismailajt dhe bashkëshortës së tij, që akuzojnë ish kreun e LSI se ka bërë presion ndaj tyre.

Madje janë zbardhur shumë sekrete , një ndër to mund të jetë dhe vdekja e papritur e ish ambasadorit shqiptar në Pragë, Qazim Tepshi, apo drejtorit juridik të METE, Zamir Stefani. Të dy, të marrë gjërësisht me dosjen e CEZ-DIA.

Ndaj rikthimi i gjykimit të dy drejtuesve çekë të CEZ, pritet të dërgojë në gjykatë dhe Sali Berishën me gjithë djalin Shkelzen dhe Ilir Metën./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com