Loading...

70-vjeçari përndjek farmacisten në Tiranë, e reja përfundon në spital nga…

Ishte kthyer në mankth për një farmaciste, duke e përndjekur për një kohë shumë të gjatë, por një 70-vjeçar nga Tirana është dënuar ditën e sotme me 1 vit burg.

Farmacistja me inicialet B.R. ka bërë tri kallëzime vitin që shkoi, për të moshuarin në fjalë. Ajo ka deklaruar se me shtetasin Jorgo P. është njohur në farmaci, pasi ka qenë pacient dhe vinte aty për të matur tensionin dhe diabetin.

Problemet me të moshuarin kanë filluar në korrik të vitit 2017, kur ai ka shkuar brenda në farmaci dhe i ka thënë:

“Nuk të vjen turp që ti mendon se unë të ngacmoj”.
Ajo është shtangur nga kjo bisedë dhe që nga ajo ditë ai i ka ardhur përditë përpara farmacisë duke e sharë, ofenduar apo kërcënuar me fjalë nga më të ndryshmet dhe më pas ka filluar ta përndjekë gjatë gjithë rrugës, nga puna deri te stacioni i autobusit duke i kufizuar lirinë.

Në muajin gusht, farmacistja ka qenë e shtruar në Spitalin Nënë Tereza në Repartin e kardiokirurgjisë, pasi ka pësuar një trombozë venoze nga stresi që i ka sjellë i pandehuri Jorgo P.

Ajo ka thënë në gjyq se ka munguar rreth 2 muaj në punë për shkak të sëmundjes dhe në këto momente ajo vazhdon të mjekohet me ilaçe. B.R. ka deklaruar se Jorgo i di emrin e nënës së saj, babait të saj, adresën e banimit ku ajo jeton, emrin e të fejuarit të saj, emrin e nënës dhe të babait të të fejuarit.

Sipas “Panorama”, Jorgo di çdo gjë rreth familjes së saj, madje edhe ku kanë punuar dhe punojnë prindërit e saj dhe ku punon i fejuari i saj, të cilin e quan “dashnori” dhe ku këtij të fundit i ka shkuar edhe në punë dhe ka dashur që ta takojë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com