Ka shumë mënyra për ta detoksuar organizmin dhe trupin. Kjo lejon që të përfitoni nga nutrientet në ushqimet që i hani, pasi ju japin më shumë energji dhe ndihmojnë të keni një jetë më të shëndetshme.
ÇAJI I GJELBËR
Si një pije e pasur me antioksidues, çaji i gjelbër ndihmon shumë kur bëhet fjalë për forcimin e sistemit mbrojtës dhe parandalimin e sëmundjeve si gripi, astma e stresi. Përbërësit: 1 lugë çaj të gjelbër (10 g) 1 gotë ujë (250 ml) Procedura: Lugën me gjethe të çajit të gjelbër e derdhni në gotën me ujë të vluar. Sigurohuni që uji mos të jetë shumë i vluar. E lini të qëndrojë për 3 minuta. Nëse dëshironi ta ëmbëltoni, shtoni pak mjaltë.
ÇAJ LIMONI
Pasi që përmban sasi të madhe me vitamina C, limoni është një antioksidues dhe antiseptik i shkëlqyeshëm. Përbërësit: 4 gota ujë (1 litër) 2 limonë (përdorni lëvoren dhe lëngun) Çfarë duhet të bëni? Vloni ujin dhe ia shtoni lëvoren e limonëve. E lini të vlojnë për 10 minuta. Pas 10 minutash, shtoni lëngun e limonit. E shërbeni dhe e ëmbëltoni me pak mjaltë nëse është e nevojshme.
ÇAJ SHERBELE
Sherbela përmban përbërës që e bëjnë funksionale mëlçinë. Mëlçia bashkë me veshkat ka për detyrë eliminimin e helmeve. Përbërësit: 2 gota ujë (500 ml) 2 lugë sherbelë (20 g) Çfarë duhet të bëni? Ngrohni ujin dhe, kur të fillojë të vlojë, ndalni temperaturën e lartë dhe shtoni 2 lugët me sherbelë. E mbuloni dhe e lini për 5 minuta. Po deshët mund ta ëmbëltoni me stevia apo mjaltë.
ÇAJ ME MANAFERRA
Ky çaj në mënyrë krejt natyrale hedh jashtë helmet nga trupi i njeriut Përbërësit: 2 gota ujë (500 ml) 2 lugë gjethe manaferrash (20 g) Përgatitja: Vloni ujin me 2 lugët e gjetheve të manaferrave për së paku pesë minuta. E lini derisa të ftohet. E përzieni dhe e pini.
ÇAJ NGA SELINO
Kjo bimë ofron efektet e vet prej një diuretiku dhe vepron si antioksidues, ndihmon në eliminimin e lëngjeve dhe mbetjeve nga trupi. Përbërësit: 4 gota ujë (1 litër) Gjethet nga një selino Përgatitja: Vloni ujin. Kur të fillojë të vlojë, shtoni gjethet e selinos. Lini të vlojnë edhe për 3 minuta e më pas ndaloni zjarrin. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë për 3 minuta. E përzieni para se ta shërbeni. Ëmbëltoni me mjaltë.
ÇAJ ME LULERADHIQE
Luleradhiqja, pos se është antioksidues, përdoret edhe si pastrues i gjakut, ndihmon në dekongjestimin e mëlçisë dhe ka efekte kundër inflamacioneve. Përbërësit: 1 gotë ujë (250 ml) 1 lugë luleradhiqe (10 g) Përgatitja: Së pari, ngrohni ujin. Më pas, kur të fillojë të vlojë, shtoni luleradhiqen. Pastaj, e lini të vlojë për 3 minuta e më pas e hiqni nga pllaka. E mbuloni dhe lini të qëndrojë për 5 minuta. E përzieni dhe mund ta ëmbëltoni me mjaltë para se ta shërbeni.