Loading...

6-jetimet në Kukës/ Rama: Paketë ndihmash për të kaluar këtë vështirësi

Qeveria ofron një paketë ndihmash për rastin tragjik të gjashtë vajzave në Kukës, të cilat kanë mbetur jetim, duke humbur të dy prindërit dhe duke mos pasur mundësi për vijimin e shkollës dhe për të siguruar një banesë.

I pranishëm në emisionin “Opinion”, Kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria ofron një paketë të plotë ndihme për këta fëmijë.

“Në rastin konkret për të cilin jemi mbledhur këtu, bëhet fjalë për një tragjedi. Është për tu admiruar dhe kontributi i Arbërit (Arber Hajdari, Fundjava Ndryshe) dhe gatishmëria spontane e të gjithë qytetarëve. Ndërsa, kur vjen puna te solidariteti i strukturuar, që është karakteristik e vendeve të forta, këtu kemi boshllëqe. Për sa i takon asaj, që çfarë mund të bëjë shteti, janë një sërë masash të përcaktuara edhe ligjërisht, që atë minimumin e domosdoshëm për ndjekjen e shkollës të garantohet. Në rastin e jetimëve, shteti garanton menjëherë edhe konviktin edhe ushqimin falas, edhe bursë të përmuajshme dhe librat falas. Pra, e gjithë ajo paketë e nevojshme për të kaluar këtë moment vështirësie Shteti e jep”, tha Rama.

“Ky është një rast unikal, pa nënë e pa baba, që do trondiste çdo vend të botës. Ka raste që është shumë e vështirë për të marrë aprovimin e njërit prind, apo të marrësh aprovimin e një të afërmi që i ka në kujdestari…Ne nuk kemi forcën e shteteve të tjera. E fundit fare, ne paguajmë çmimin e një historie të gjatë zvarritjeje për të gjitha reformat që duhet të ishin bërë sot”, tha Rama.

“Shërbimi Social në territorin atje është i decentralizuar, pra i Bashkisë atje. Ministria me procedurë të përshpejtuar ka dhënë statusin. Është akorduar fondi”, tha Rama.

Për të marrë ndihmë ekonomike duhet të jesh i regjistruar te zyra e punës

Sipas Ramës, opinioni publik duhet të jetë i qartë se si funksionon ndihma ekonomike, duke theksuar se momentalisht shkalla e refuzimit të punës nga ana e qytetarëve është mjaft e lartë.

“ Për ndihmën ekonomike duhet të jesh i regjistruar tek zyra e punës. Normalisht nuk mund të ndodhi që ti kërkon punë dhe nuk merr ndihmë ekonomike. Për sa i përket punës, as nuk diskutohet që kjo është plotësisht e mundur. E para, që kategoria e krahut të punës, që merr paga, siç tha Arbri merr paga minimale, është një kategori për të cilën vetëm vullneti duhet. Ana tjetër është shkalla e refuzimeve për punë, që është numër tepër i lartë”, tha Rama./e.caushi/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com