Loading...

50-vjeçari bënte kërdinë duke u marrë paratë burrave të fshatit, ja si vepronte ai

Prej kohësh një 50 vjeçar mbante në lokalin e tij jo vetëm pijet për klientët por edhe disa pajisje elektronike të lojërave të fatit. Shtetasi P.V banues në fshatin Aliaj të Koplikut në Malësinë e Madhe përveçse me lokalin e tij fitonte para edhe përmes lojërave të fatit.

Një pjesë e mirë e burrave dhe djemve të fshatit por edhe fshatrave të tjerë shkonin aty për të provuar fatin duke lënë kështu paratë e tyre.

Pas një kontrolli policia e Malësisë së Madhe ka konstatuar se pajisjet e lojërave të fatit nuk kishin dokumentacionin e duhur dhe se ky aktivitet nga 50 vjeçari P.V ushtrohej në mënyrë të paligjshme.

Në këtë mënyrë policia bllokoi 6 pajisjet elektronike të lojërave të fatit për shkak të aktivitetit të kundërligjshëm që ushtrohej aty. Më të gëzuara janë gratë dhe vajzat sepse burrat dhe djemtë e tyre të paktën në atë fshat nuk kanë mundësi që të shkojnë e të lënë paratë tek lojërat e fatit.

Ja njoftimi i policisë për këtë rast: Më datë 13.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P.V., vjeç 50, banues në fshatin Aliaj, pasi dyshohet se në Koplik, në ambientet e një lokali, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 6 pajisje elektronike pa dokumentacion. Neni 197 i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com