Loading...

3 bashkitë që kanë ‘shkëlqyer” me performancën e tyre, cilat kanë marrë vlerësimet më të ulëta

Qytetarët e Korçës, Vorës dhe Poliçanit janë më të kënaqurit në rang vendi me shërbimet që marrin prej bashkive të tyre.

Indeksi i kënaqësisë qytetarë u mat nga një anketim që aktivizoi PNUD nëpërmjet projektit STAR në kuadër të matjes së eficencës së njësive të reja të pushtetit vendor që dolën pas reformës territoriale. Ndërmjet të 61 bashkive, qytetarët e Korçës ata të Vorës dhe Poliçanit kanë dhënë vlerësim të lartë, teksa shihet se vlerësimet më të ulëta për shërbimet që marrin nga pusheti lokal e ka dhënë banorët e Dibrës, Fushë Arrësit, Peqinit dhe Memaliajit. Në përgjithësi qytetarët perceptojnë mangësi të konsiderueshme në cilësinë e shërbimeve të ofruara, duke theksuar pabarazinë midis zonave rurale dhe atyre urbane.

Komunitetet shprehën prioritetet e tyre kryesore që kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë vendore, të tilla si mirëmbajtja e rrugëve, uji i pijshëm, asistenca sociale dhe ndihma ekonomike. Në përgjithësi qytetarët ishin më pozitivë për sa i përket lehtësisë së aksesit në shërbime administrative. Për më tepër, qytetarët të cilët kanë pasur të paktën një kontakt me zyrat/sektorët bashkiakë gjatë 12 muajve të fundit, shprehin një nivel të mirë kënaqësie. Për shembull, zyrat me vlerësimet më të larta janë Zyrat e Taksave Vendore (69 për qind), Njësitë Administrative (68) dhe Sportelet e informacionit (66).

Në përgjithësi, vlen të theksohet se nuk ka dallime të theksuara në nivelin e kënaqësisë midis gjinive të ndryshme ose midis banorëve të zonave urbane dhe rurale. Një qëllim i rëndësishëm i qeverisjes vendore është që të ofrojë shërbime publike efektive për qytetarët e saj. Vlerësimi i rezultateve për cilësinë e shërbimeve tregon një vlerësim të ulët nga qytetarët. Niveli i përgjithshëm i kënaqësisë ka marrë 46 pikë nga 100 që është maksimumi, duke treguar një vlerësim nën mesatare. Vlerësimet kanë ndryshime konsiderueshme ndërmjet bashkive urbane dhe rurale të zonave të thella, duke treguar qartë se qasja në dhe cilësia e shërbimeve nuk janë në nivelet e pritshme në zonat rurale dhe ato të thella.

Gjithashtu, qytetarët më të pasur, ata që i përkasin grupeve me të ardhura më të larta, duket se marrin shërbime më të mira se të tjerët. Megjithatë, perceptimi është relativisht më i mirë për aksesin në shërbimet administrative. Në përgjithësi, kapaciteti i qeverisjes vendore për të ofruar shërbime kufizohet nga vështirësitë në infrastrukturë, sistemet për ofrimin e shërbimeve, kapacitetet e burimeve njerëzore dhe burimet financiare të nevojshme. Kjo lidhet edhe me faktin se bashkitë nuk duket se kanë një vizion të qartë për zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve në bashkinë e tyre. /Monitor

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com