Loading...

2.5 ton drogë drejt Italisë, reagon Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp, pas kapjes së 2.5 tonëve drogë në brigjet italiane. Përmes një njoftimi për mediat policia ka bërë të ditur, se nuk dihet ende origjina e drogës por po punohet për të zbardhur detajet.

Ndërkohë që janë njoftuar nga policia italiane, Policia Kufitare në Shqipëri si dhe Policia Malazeze e cila e ka ndjekur gomonen për rreth një orë. Autoritetet e të treja shteteve janë duke vijuar hetimet për të arritur në zbulimin e shtetit nga u ku u nis lënda narkotike

Njoftimi i plotë
GdF italiane sekuestron 2.5 ton marijuanë, e cila u hodh në det nga trafikantët.
• Në operacion pas interceptimit të gomones edhe Policia Kufitare e Shqipërisë dhe Malit të Zi
• Nuk dihet ende origjina dhe vendi nga ku u nis gomonia drejt Italisë

Në datë 9 Qershor 2018, rreth orës 16:25, një avion i Guardia di Finanza të Pulias gjatë kontrollit në hapësirën detare, pikasi një mjet lundrues që lëvizte me shpejtësi në ujërat italiane, në largësi rreth 40 milje nga bregu.

Menjëherë në ndjekje janë vënë 2 mjete lundruese të GdF duke e interceptuar mjetin lundrues të llojit gomone, i cili ishte i ngarkuar dhe lëvizte me shpejtësi.

Ndërkohë partnerët italianë kanë njoftuar Policinë Kufitare në Shqipëri. Disa mjete të Policisë

Kufitare dhe të Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë janë vënë në gadishmëri, në pritje të hyrjes së
gomones në ujërat territoriale shqiptare.

Por gomonia e ngarkuar, në ndjekje nga GdF ka shtuar shpejtësinë duke hedhur në det ngarkesën.
Më pas ajo i është drejtuar territorit të Malit të Zi, duke u futur në këto ujëra.

Policia malazeze e ka interceptuar gomonen, por pas një ndjekje për rreth 1 orë, ka humbur gjurmët e saj.

Ndërkohë që Guardia di Finanza ka rikuperuar mallin e hedhur në det në ujërat ndërkombëtare në afërsi të ujërave territoriale të Malit të Zi, ku rezultoi 2 ton e 475 kilogramë marijuanë.

Autoritetet policore në 3 shtetet po vijojnë hetimet dhe shkëmbimin e informacionit për zbulimin dhe ndalimin e trafikantëve, por ende nuk ka të dhëna për origjinën e mallit dhe shtetin nga ku mund të jetë nisur gomonia.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com