“Damka” që nuk zhduken
Nëse kujton “historinë” e vjedhjeve që i janë bërë floririt dhe Bankës së Shtetit Shqiptar qysh nga viti 1939 e deri në vitin 2014, konstaton disa koincidenca e afrimitete personazhesh me njera-tjetrin në muaj, data, sjellje, bashkime, funksione, moshë. Ja disa fakte, nga “historia” rastësitë, përputhjet, ngjashmëritë dhe lidhjet e tyre…
Në datën 7 prill 1939, në katrahurën e pushtimit prej Italisë fashiste, mbreti i vetëshpallur Ahmet Zogolli, i shoqëruar nga “trimat” e tij besnik, vodhi 178 kilogramë flori (napolona) të Thesarit të Shtetit dhe u arratis me ta e me familjen jashtë Shqipërisë.
Në datën 14 prill 1997, në katrahurën e rebelimit të armatosur që shpërtheu prej rënies së piramidave financire, Ilir Meta i shoqëruar nga “trimat” e tij besnik, shpërtheu Tunelin e Krrabës dhe vodhi 280 kilogramë flori safi (lingota), të Thesarit të Shtetit dhe u kthye i qetë në vilën e vjehrrës!
Në datën 12 prill 1997, u rikthye në Shqipëri Leka Zogu, i biri I hajdutit të florrit më 7 prill 1939.
Në datën 13 prill 1997, një ditë para se Ilir Meta të vidhte floririn në Krrabë, u takua me djalin e hadutit, që vodhi floririn në 7 prill 1939
Në qershor 2003, gruaja e hajdutit që vodhi floririn në datën 14 prill 1997, priti me lule në Rinas gruan, djalin dhe nipin e hajdutit Ahmet Zogu, që vodhi floririn më 7 prill 1939
Në datën 9 prill 1974 është lindur Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës, që më 14 prill 1997 vodhi floririn e Shtetit Shqiptar.
datë 12 prill 1997. Mbreti Ahmet Zogolli, për vjedhjen e 178 kilogramë flori (napolona), akuzoi drejtuesit e Bankës së Shtetit Shqiptar dhe i kërkoi qeverisë fashiste, që t’i dënonte.
Politikani Ilir Meta, për vjedhjen e 230 kilogramë flori safi (lingota), akuzoi 3 fshatarë të zonës dhe urdhëroi policinë, t’i arrestonte me gjithë gomerët, që u kapën në flagrancë duke ngrënë gjëmbaç në hyrje të tunelit bosh!
Në datën 7 priill 1939, kur Ahmet Zogolli vodhi floririn, djali i tij “Princ Leka-I” ishte 2 ditësh.
Në datën 24 korrik 2014, kur në Thesarin e Bankës Shqiptare u vodhën 7.3 milionë dollarë, Zaho Rama, djali i ryeministrit shqiptar ishte 2 ditësh.
Në datën 24 korrik 2017, në 3 vjetorin e vjedhjes së Bankës Shqiptare, Ilir Meta u betua si President Republike.
Në datën 28 Nëntor 2016 në pritjen zyrtare për Festën e Pavarësisë, të organizuar nga Presidenti Bujar Nishani, ishin të ftuar prej kreut të shtetit e dhe 3 personazhet që kanë lidhje e koincidenca me vjedhjen e floririt dhe Bankës së Shtetit: Nipi i Ahmet Zogollit, Ilir Meta dhe Ardian Fullani!/Pamfleti