Farat e frutave
Farat e mollave, qershive përmbajnë cianid hidrogjeni, i quajtur acidi prusik. Mos hani një kupë të tërë. E njëjta gjë edhe për pjeshkën apo kajsinë.
Raveni
Gjethet e ravenit përmbajnë acid oksalik, i cili shkakton gurë në veshka. Duhen rreth 4 kg raven për të çuar në gjendje fatale, por dhe shumë më pak do t’ju sëmurin seriozisht.
Arrëmyshku
Arrëmyshku në fakt është haluçinogjenik. Po të hani 5 gramë arrëmyshk kaloni në gjendje konvulsive dhe një gram më shumë të çon në kriza epileptike. Ngrënia e një të tëre të çon në prag të vdekjes.
Patatet
Glicoalkaloidet mund të gjenden në gjethet rrënjët dhe sythat e patates. Mund të zhvillohet sidomos në rastet kur patatja lihet gjatë dhe në dritë. Ngrënia e glicoalkaloideve të shkakton diarre, të jep mpirje ose dhe më keq, koma apo vdekje. Thuhet se edhe vetëm 3-6 mg për kg peshë trupore, mund të shkaktojnë vdekjen. Shmangini patatet me lëkurë jeshile.
Bajamet
Janë 2 lloje bajamesh, të ëmbla dhe bajame të hidhura. Këto të fundit supozohet të mbajnë sasi të mëdha cianid hidrogjeni. Mendohet se vetëm 7-10 bajame të hidhura të pagatuara shkaktojnë problem tek të rriturit dhe mund të jenë vdekjeprurëse për fëmijët.
Mjalti i papasterizuar
Për shkak se nuk kalon në procesin e pasterizimit gjatë të cilit vriten toksinat, ky lloj mjalti shpesh mban grainotoksinë. Kjo mund të çojë në dobësi, marrje mendsh, të vjella që zgjasin 24 orë. Vetëm një lugë e koncentruar e këtij elementi mund të shkaktojë simptomat e mësipërme. Ngrënia e disa lugëve është me të vërtetë ide e keqe.
Domatet
Rrënjët dhe gjethet e domates mbajnë helme alkalike, që mund të japin acarim të stomakut. Domatet jeshile të paqëruara kanë të njëjtin efekt. Duhen sasi të mëdha për të shkaktuar vdekje, por ndoshta duhet t’i evitoni gjethet e domates.
Peshku ton
Rreziku te toni qëndron tek merkuri që ky peshk ka aftësi të grumbullojë. Sapo të hyjë në trupin tuaj, merkuri udhëton nga veshkat deri në tru. Rekomandohet që të mos u jepen fëmijëve dhe grave shtatzëna. Një sasi e madhe nuk është se do t’ju vrasë në vend, por merrni në konsideratë masat që konsumoni çdo javë.
Kasava
Gjethet dhe rrënjët e kasavës janë çuditërisht të pasura në cianid. Në këtë pikë, do të dëshironim që cianidi të ishte aromatiku më i shijshëm dhe të mos kishte veti vdekjeprurëse. Kasava është një perime tropikale nga Amerika e Jugut, por që fitoi popullaritet në Afrikë, veçanërisht për lëngun e saj.
Arra shqeme
Këto lloj arrash, të cilat i gjeni në çdo supermarket nuk janë ekzaktësisht të pagatuara, pasi kanë kaluar në procese për t’iu hequr një kimikat (urushiol) i gjendur dhe në disa lule (poison ivy). Nivele të larta të urushiolit mendohet të jenë fatale. Personat që janë alergjikë ndaj “poison ivy” ka të ngjarë të kenë reaksione të rrezikshme nëse konsumojnë arra shqeme të gjalla.