Loading...

Zonja e Parë e SHBA lë spitalin, ‘gafa’ që bën përsëri Donald Trump i çudit të gjithë

Presidenti Donald Trump përshëndeti zonjën e parë Melania Trump e cila ka dalë nga spitali të shtunën, por fillimisht e shkroi gabimisht emrin e saj si “Melanie”. Nëpërmjet një statusi në twitter, ai është shprehur duke thënë që ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe falenderon të gjithë ata që janë interesuar dhe lutur që ajo të jetë mirë.

Por ajo çka ka tërhequr vëmendjen është se fillimisht Trump ka shkruar gabim emrin e gruas së tij dhe është detyruar ta fshijë këtë postim duke e rishkruar përsëri. Trump është duke u rikuperuar në Qendrën Ushtarake Kombëtare Ushtarake të Walter Reed, pasi ajo iu nënshtrua një proçedure embolizimi të veshkave të hënën.

Grisham tha të hënën se zonja e parë pritej të qëndronte në spital rreth një javë. Zonja e parë qëndroi për pesë netë në spital pas ndërhyrjes në veshka dhe ditën e shtunë ka dalë nga spitali dhe mjekët po kujdesen për të. Ata kanë sqaruar shumë spekulime që janë bërë në lidhje me gjendjen e saj shëndetsore duke thënë që ishte një operacion i vështirë dhe se çdo trup reagon ndryshe dhe se Melania po rikuperohet dita ditës.Trump ka shprehur vlerësimin e saj për stafin mjekësor të Walter Reed.

“Një falenderim i sinqertë për Njësinë Mjekësore Walter Reed dhe për të gjithë ata që kanë dërguar dëshira dhe lutje të mira! Ndihem mirë dhe shpresoj që të kthehem në shtëpi së shpejti”, ka shkruar ajo të mërkurën.

Ajo është zonja e parë amerikane që i nënshtrohet një proçedure të tillë të rëndë mjekësore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com