Një 30-vjeçar nga fshati Grudë e Re në Shkodër është shpallur i zhdukur. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.V.
Familjarët e të riut kanë kërkuar ndihmë nga policia pasi humbën kontaktet me të.
Babai i të riut, shtetasi me inicialet Z.V. ka deklaruar në polici se ka kontaktuar me të afërmit por asnjë nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij.
Policia ka nisur kërkimet ndëkrohë po heton nëse i riu ka pasur ndonjë konflikt së fundi.