Loading...

Zbulohet arsyeja e vërtetë, pse protesta mbahet më datën 26 maj

Grigja më në fund ja zbuloi në konfidencë Salianusit, përse protesta mbahet në datën 26 maj.
Ajo e zbuloi rastësisht nga Kunati, ndërsa po diskutonin për mbarëvajtjen e saj.
-E kemi pak si ters, i tha Grigja.

Data 26 maj është ters, se kujton zgjedhjet e 26 majit.
-As që i dija fare ato, tha Kunati.
Kemi qenë të vegjël atëhere.

Babi dhe mami punonin tek VEFA, ne ishim në shkollë dhe si mbaj mend.
-Po pra e di që si mban mend, po ja, ky Ben Imami, Kaçi, me këta të tjerët, e kanë marrë për ters.
-26 majin e vendosa unë, tha Kunati.
Nuk ka lidhje me ato që thua ti. S’ka faj Luli.

-Po pse e vendose?
-Po një vit më pare, më 26 maj, unë e Luli kemi dorëzuar listën e deputetëve të PD-së.
E kishim listën tonë të parë.
Është lista që nisi revoltën kundër Lulit.
Luli kishte kaq kohë që mendonte si ta zhurmonte këtë datë që të mos kujtoheshin prapë ata të hequrit nga lista e të fillonin avazin.
U konsultua dhe me Doktorin.
Ai i tha ka vetëm një mënyrë: Luftë.
Vetëm lufta i mbulon zullumet.
Dhe ashtu bëmë.
Vendosëm ta bëjmë mitingun më 26 maj.
Ata seç kanë bërë një këngë që tallen me ne, por ne do bëjmë miting dhe ata s’mund të flasin për listat në ditë mitingu.
-Kjo paska qenë arsyeja, i tha Grigja, Salianusit.
-Aha, tani e kuptova, tha Salianusi.

Ai na ka thënë disa herë për të mirën tuaj po e bëj më 26 maj, por se kam kuptuar.
-Po pra. Do që të mos të na sulmojnë ne sot, dhe të harrohet 26 maji i vitit të kaluar.
Është si mallkim për PD-në.
Ashtu siç ja ka marrë PS më 26 maj 1996, ashtu ja ka kthyer 21 vjet më vonë.
Na ka zënë mallkimi.

-Po cila është ajo kënga që duan të tallen ata?
-E kanë këndu vlonjatët, kanë përshtatur atë këngën e Ponit.
-Hopa hopa, dale dale
Kush e njeh atë Babale
Ky Jetmiri na e bleu
Me Babalen ç’na gënjeu….
-Bo bo, duhen marrë masat se mos e këndon njeri nesër e na dhjeu mitingun, tha Salianusi.(Tema)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com