Katër shtetas shqiptarë u arratisën nga porti i Pireut, të mërkurën mbrëma, gjatë transferimit të tyre në burgjet e Halicarnassus, Chania Dy u arrestuan, ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim, raportojnë mediat greke.
Xhuliano Halili i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 4 vjeç, së bashku me babain e tij. Krim i porositur prej rivalit grek të viktimës Vasilis Varelas për çështje droge.
Menjëherë pas kësaj, dy të burgosur u arrestuan dhe deri më tani janë duke u zhvilluar kërkime për dy të tjerët.
Sipas informacioneve të fundit, një mjet me 11 të burgosur të huaj (jo grekë) hyri në tragetin e Eleftherios Venizelos në Chania. Të tjera media greke raportojnë se të 11-të ishin shqiptarë. Në rrethana të panjohura, katër nga të burgosurit arritën të largoheshin nga garazhi i anijes. Me ndihmën e autoriteteve të portit, policia arrestoi dy prej tyre dhe ata nisën kërkimet për të gjetur dy të burgosurit e tjerë.
Sipas dëshmive, dy të arratisurit e tjerë, të cilët janë gjithashtu shqiptarë, arritën të iknin përmes rrugës “Termopile”, jashtë portit. Të njëjtat dëshmi madje thonë se i mori një furgon, duke përforcuar dyshimet për një arratisje të planifikuar.
Ka dyshime gjithashtu se të burgosurit janë ndihmuar edhe në garazhin e anijes.
Alfons Doçi, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge. Të dënuarit do të dërgoheshin në burgun Alikarnaso në Hania.
Ata po dërgoheshin me anijen Elefterios Venizelos që kryen këtë linjë, në kohën që mundën të lirojnë prangat dhe të vrapojnë drejtë daljes së portit të Pireut.
Të dënuarit ishin të gjithë shqiptarë dhe po ktheheshin në Kretë, pasi ishin dërguar disa ditë më parë në gjykatat e zonave ku kishin kryer veprat penale, për të zhvilluar gjyqet e apelit.TCH