Loading...

Zbardhet pasuria e familjes Berisha: “I luajnë fenë me vjedhje” në 27 vite, dikur jetonin nëpër “biruca” sot me vila e makina luksoze

Qëndrimi për gati 27 vite në politikë i Sali Berishës, duket se ka pasur dhe benefitet e veta. Ai është ndër politikanët më jetëgjatë në vend, duke pasur pothuajse të gjitha postet që mund të dëshironte çdokush, nga president, kryeministër, deputetë, kryetar partie, etj.

Por këto poste që ai ka mbajtur kanë ndikuar dhe në të ardhurat e familjes së tij, pasi çdo vit fitimet janë shtuar ndjeshëm, sidomos gjatë periudhës 2005-2013, periudhë kur Sali Berisha mori drejtimin e qeverisë.

Gazeta “Sot”  ka marrë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të gjitha deklarimet që ish-kryeministri dhe politikanë të tjerë kanë bërë sa i takon të ardhurve të tyre. Sot po pasqyrojmë pasurinë e deklaruar nga Berisha që prej vitit 2003, ndërsa në ditët në vijim e njëjta gjë do të ndodhë dhe me pasuritë e pushtetarëve të tjerë.

Ndryshimi i pasurisë

Sa i takon Berishës, në vitin 2003, kur nisën dhe deklarimet e pasurisë, ish-kryeministri si pasuri të paluajtshme ka deklaruar vetëm një apartament të fituar nga procesi i privatizimit pas rrëzimit të regjimit komunist.

Bëhet fjalë për një apartament 69 metër katror, por që Berisha në këtë periudhë zotëronte vetëm 33 për qind të tij. Po ashtu ka deklaruar rreth 5 milionë lekë të vjetra KESH, ndërsa i ka dhënë vajzës 21 mijë euro borxh. Por duke kaluar nga viti në vit pasuria e tij ka ndryshuar ndjeshëm, sidomos te fëmijët e zotit Berisha.

Në vitin 2004 ai ka deklaruar vetëm pagën e tij si deputet, ndërsa në 2005 kur mori detyrën e kryeministrit, të ardhurat ndryshuar ndjeshëm. Ai ka deklaruar llogari bankare rreth 15 milionë lekë të vjetra si dhe disa piktura apo suvenire argjendi të dhuruara nga homologët e tij. Në vitin 2006 ka qenë bashkëshortja e tij që ka shtuar llogaritë bankare me të ardhura kryesisht nga paga në mjekësi.

Po ashtu Berisha ka deklaruar 800 mijë lekë të reja kesh, ose 8 milionë lekë të vjetra. Ndërsa në vitin 2008 ka nisur deklarimi i pasurive nga dy fëmijët e tij, Argita dhe Shkëlzen Berisha. Ajo që bie në sy është se ata kanë pasuri me dhjetra milion lekë në vit, ndërsa në disa raste shkojnë dhe në qindra mijëra euro. Ata kanë deklaruar llogari bankare brenda dhe jashtë vendit.

Zonja Argita ka deklaruar llogari në një bankë amerikane, ndërsa Shkëlzen Berisha ka deklaruar llogari në një bankë suedeze. Po ashtu ata kanë blerë ndër vite makina dhe banesa të shtrenjta. Pak ditë më parë gazeta publikoi dhe pasurinë për vitin 2017 të familjes Berisha, e cila ka trend rënës krahasuar me periudhën kur Berisha ishte në pushtet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com