Loading...

Zagani i trafiqeve të drogës në kërkim ndërkombëtar, vazhdon të prezantohet botërisht si punonjës i Policisë së Shtetit

Por megjithëse ai është një ish-oficer i përjashtuar zyrtarisht nga policia shqiptare, Dritan Zagani i fshehur në arrati jashtë shtetit dhe në kërkim nga drejtësia, vazhdon të vetë-prezantohet ende si punonjës i Policisë së Shtetit Shqiptar, në adresën e tij në rrjetin social “Facebook”, ku komunikon përditë edhe me zyrën e informacionit të PD
Shkruan: Memo Aliaj

Ish-shefi i hetimit të anti-drogës në Fier Dritan Zagani, zyrtarishrt rezulton i përjashtuar nga struktura dhe puna në Policinë e Shtetit, pas arrestimit në datën 4 maj 2014 për lidhje me bandat e trafikurt të drogës dhe çuarjes së tij në gjyq, proces të cilit iu shmang duke u arratisur jashtë Shqipërisë 3 vite më parë e që prej kaq kohësh, ai është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.

Por megjithëse ai është një ish-oficer i përjashtuar zyrtarisht nga policia shqiptare, Dritan Zagani i fshehur në arrati jashtë shtetit dhe në kërkim nga drejtësia, vazhdon të vetë-prezantohet ende si punonjës i Policisë së Shtetit Shqiptar, në adresën e tij në rrjetin social “Facebook”, ku komunikon përditë edhe me zyrën e informacionit të PD. Sipas ligjit anti-krim, një veprim i tillë cilësohet dhe kualifikohet “vepër penale”, parashikuar nga Kodi Penal, i cili përcakton:

Neni 190

“Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në një milion lekë.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në dy milionë lekë. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin dhe zbatimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tre milionë lekë”./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com