Loading...

Vlorë : Skandali në Shtëpinë e Foshnjes, e frikshme ajo që kishte ndodhur 1 vit më parë

Vetem pak ore pasi ne media u transmetua dhe me pas u perhap me shpejtesi sketerre ne internet video e dhunës verbale e fizike në Shtëpinë e Foshnjes Vlorë, pesë punonjëset që janë shfaqur në video janë shkarkuar nga puna nga Bashkia e Vlorës, me motivacionin dhunë verbale dhe veprim e mosveprim për aktet e dhunës.

Por nga ana tjetër, disa shkresa të siguruara nga institucioni i Avokatit të Popullit tregojnë se situata ka qenë e njohur dhe e paralajmëruar prej tyre rreth një vit më parë.

Më datë 09.06.2017, komisioneri Ermir Kapedani iu drejtua Bashkisë Vlorë dhe Shërbimit Social Shtetëror me një shkresë, ku thuhet: “Marrjen e masave të menjëhershme për tërheqjen e vëmendjes së stafit që punon direkt me fëmijët, për një komunikim sa më etik dhe profesional me fëmijët e këtyre grupmoshave, si dhe trajnimin e stafit mbi etikën e komunikimit në punë, si dhe për parandalimin e çdo forme dhune ndaj fëmijëve”.

Por Bashkia e Vlorës nuk ka kthyer kurrë përgjigje, ndërsa Shërbimi Social Shtetëror, pasi ka realizuar monitorimin në Shtëpinë e Foshnjes, më 21.06.2017 është shprehur se nuk ishin evidentuar probleme të sjelljes së stafit ndaj fëmijëve.

Avokati i Popullit ka konstatuar gjithashtu se në Shtëpinë e Foshnjes Vlorë asokohe nuk ka patur psikolog, roje, mjek dhe infermier. Gjithashtu u vërejt se godina kishte lagështirë të theksuar dhe shumë të dëmshme për shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com