Vlorë: Plagosin me mjete shpuese dy vëllezër, arrestohet në flagrancë një shtetas, dhe shpallet në kërkim një tjetër. Procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës një tjetër shtetas.
Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit : Serxhjo Bedinaj, 23 vjeç, banues në Vlorë, Do të procedohet penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës shtetasi i mitur B.B. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit, M.G., 24 vjeç, banues në Vlorë. Të tre shtetasit e mësipërm, në lagjen “Pavarësia”, pranë shkollës së mesme profesionale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti fizik për motive banale kanë plagosur me mjete prerëse-shpuese, shtetasit N.A., 18 vjeç dhe E.A., 18 vjeç, (vëllezër), banues në Panaja, Vlorë, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 88 dhe 25 i Kodit Penal.