Loading...

Vlorë : Palletet përgjatë bulevardit kryesor të qytetit , nga rrethrotullimi në Skelë, deri te Xhamia, do të furnizohen me ujë të pijshëm nga një linjë e re

Palletet përgjatë bulevardit kryesor të qytetit të Vlorës, nga rrethrotullimi në Skelë, deri te Xhamia, do të furnizohen me ujë të pijshëm nga një linjë e re.

Investimi kryhet në kuadër të punës që po bëhet për rikonceptimin e bulevardit. Në këtë kuadër, Ujësjellës Kanalizime Vlorë, në bashkëpunim me firmën që po kryhen punimet për këtë investim, zbuluan në zonën pranë “Aleksandrisë”, saracineskat manovruese të cilat ishin të mbuluara nga rruga.

Me zbulimin e kësaj puste të manovrimit të sistemit të vjetër të ujësjellësit, është bërë pastrimi i saj, ndërsa specialistët e Ujësjellës Kanalizime kanë rakorduar punën me firmën që po punon në bulevard, për të bërë ndonjë riparim të mundshëm me qëllim që linja të vihen në funksion.

Specialistë të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime, konfirmojnë se bëhet fjalë për dy linja që furnizojnë me ujë, pallatet e vjetër përgjatë rrugës Vlorës-Skelë, nga të dy anët e rrugës.

Firma do të shtrijë dy tubo të reja ‘200’ dhe të vjetrat do të dalin jashtë pune. Pas zbulimit të këtyre saracineskave manovruese, ato do të mbyllen me kapakë dhe do të jenë të manovrueshme, me qëllim që në kohën që mund të ketë defekte, Vlora të mos mbetet pa ujë të pijshëm.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com