Në kuadër të planit të remonteve për fuqizimin e rrjetit në rajonin e Vlorës, nesër më 22 Maj, do të kryhen punime në zbarrat 35 kV, të NST Uji i Ftohtë.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 08:00-16:00.
Pa energji gjatë kësaj periudhe do të jenë këto zona në Vlorë: lagjia e Ujit të Ftohtë, lagjia “10 Korriku”, “Pavarësia”, si dhe dy stacione pompimi.