Moti mbrëmë na lejoi të organizonim koncertin me artistë të qytetit, profesionistë dhe amatorë, në sheshin e ri të “Tre Racat”. Ky koncert ishte në kuadër të aktiviteteve të programuar nga Bashkia Vlorë, në javën e çeljes së Sezonit Turistik Veror 2018.
Në koncert u përfshine artistë të shumtë, duke filluar me grupin e valleve “Çamëri”, grupin e valleve të QKAV, Sazet e qytetit, grupi polifonik “Djemtë e Vlorës”, Parodistët e mirënjohur të qytetit, këngetarët R. Ibrahimi, V. Tahiraj, D. Kanani, M. Petoshati, të cilët u ndoqën dhe duartrokitën nga publiku i pranishëm në shesh, me gjithë temperaturën e ulet, pas rreshjeve të shiut, në këtë orë të mbrëmjes. Aktivitetet vazhdojnë.