DVP Vlorë Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës të veprave penale. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës të veprave të ndryshme penale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :
Festim.M., 63 vjeç, banues në Vlorë, (pasi në banesë ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me mjete të ftohta prerëse vajzën e tij shtetasen A.M.., 17 vjeçe.)
Andrea.B., 24 vjeç, banues në Himarë, (pasi ka kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësin e OSHEE dhe punonjësit e policisë Himarë).
Minello.P., 71 vjeç, banues në Sarandë, (pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar rëndë shtetasen R.H., dhe është larguar nga vendngjarja).
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë, ndaj shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme procedurale.