Inagurohet nesër Kinemaja Verore në qytet
Në kuadër të javës së Evropës 2018, Delegacioni i Bashkimit Evropian nē Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë organizon natën e kinemasë evropiane në Vlorë.
Nata e kinemasë do të mbahet në shetitoren e qytetit ku do të shfaqet filmi gjerman “Eltern” (Prindërit).
Përfaqësues nga Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe nga Bashkia Vlorë do të jenë të pranishëm.
Nata e Kinemasë Evropiane në Vlorë më datë 10 Maj , ora 20.30 në Kinemanë Verore, në fillim të Lungomares