Një i ri vetëm 26 vjeç është gjetur i vdekur pranë monumentit të Pavarsisë në sheshin “Flamurit” të Vlorës.
Viktima i identifikuar me inicialet A.I është gjetur i pajetë sot rreth orës 10:54 minuta.
“Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët.
Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës (thikë).
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”Informon zyrtarisht policia e Vlorës.
Gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj informon se 26 vjeçari është Albano Imeri, vëllai i Ksandro Imeraj, 32 vjeçari i cili prej 28 marsit 2018 rezulton i zhdukur pasi kishte dalë në det me një Yetsky.