Një i vdekur në mes të Vlorës. Trupi i pajetë i një të riu është gjetur paraditen e sotme në mes të qytetit të Vlorës.
Burime nga policia janë shprehur se personi i gjetur i pajetë ka shenja të shumta dhune në trup.
Trupi i pajetë është gjetur në mes të sheshit të Flamurit në qytetin bregdetar.
Ende nuk është identifikuar personi i gjetur i vdekur mu tek monumenti i ‘Flamurtarit’ në mes të qytetit të Vlorës.