Loading...

Vlorë, i hodhën lëndë plasëse në oborr, ja dyshimet e para (Video)

Një tjetër ngjarje me prapavijë kriminale ka ndodhur mesditën e kësaj të shtunë në qytetin e Vlorës. Një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, në formën e një bombe artizanale me benzinë (molotov).

Në oborrin e banesës kanë qenë të strehuara një gomone dhe një skaf, të cilat shtetasi i mësipërm i përdorte gjatë verës në shërbim të turizmit, si “tour operator”.

Fillimisht garazhi ka marrë flakë, por menjëherë zjarri është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse dhe ato policore që janë gjendur në vendngjarje.

Sipas familjarëve dyshohet se ngjarja ka si prapavijë konkurrencën. Sakaq blutë e Vlorës janë duke punuar për identifikimin e autorëve./BW

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com