Vlorë Informacion paraprak:
Më datë 17.05.2018, rreth orës 10:55, në fshatin Tragjas, në grykëderdhjen e lumit është konstatuar i mbytur shtetasi H.Xh., rreth 70 vjeç, banues në Orikum.
Në trupin e shtetasit të mbytur nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mbytjes së shtetasit.